Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëshortja e Stines drejtuar kunatës: “Ke patur gjithnjë tendencën të më ulësh…ke ulur veten tënde!”

Stine është një këngëtar, autor këngësh dhe producent, muzika e të cilit është pëlqyer shumë ndër vite. Megjithatë, veç artit të tij, ai shumë herë ka qenë në qendër të vëmendjes edhe me lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi, Stine dhe motra e tij Alida, ishin të ftuar në “Soiree”, intervistat e të cilëve bënë bujë në media.

Megjithatë veç medias, edhe bashkëshortja e Stines, Graciela, duket se e ka dëgjuar intervistën, madje është bezdisur nga përgjigjet e kunatës së saj. Alida u shpreh se Stine mban gjithnjë anën e motrës së tij, dhe me sa duket Gracielës nuk i ka pëlqyer kjo gjë.

Ajo e ka ripostuar këtë moment të intervistës të shoqëruar me një mesazh për kunatën e saj.

Realisht nuk di çfarë të them… Ke gabime ndaj meje dhe prap nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë. Ke patur gjithnjë tendencën të më “ulësh” si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur vetëm veten tënde.

Me sa duket, Graciela është tepër e revoltuar, ndaj ka postuar disa fragmente nga intervistat ndër vite të Alidës me mesazhe drejtuar asaj. Situata mes tyre është tepër e tensionuar, ndërkohë që   Stine gjendet në mes.