Showbiz

Bashkëshortja e Weinstein thyen heshtjen: “Nuk dija asgjë për sulmet seksuale”

Gruaja britanike e producentit që kërkonte seks në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein ka thyer heshtjen e saj duke treguar se nuk dinte asgjë për sjelljen e bashkëshortit.

Georgina Chapman, e kontaktuar nga “Mirror” ka thënë se vazhdon të jetë e zemëruar dhe të ketë shenja mosbesimi pasi më shumë se 80 gra dolën për të akuzuar Weinstein për sulme seksuale.

“Ekziston një pjesë e imja që ishte shumë naive. Kam momente zemërimi, konfuzioni dhe mosbesimi. Humba 4.5 kg në 5 ditë. Nuk haja dot asgjë. Koka po më plaste. Ishte e vështirë sepse shkruheshin artikuj për të dhe duhet të largoja fëmijët”, -tha stilistja, bashkëthemeluese e firmës së modës Marchesa.

Ndërkohë producenti vijon të mohojë se ka bërë dicka gabim, duke shtuar se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e të dyja palëve. 66-vjecari është në vëmendjen e tre qendrave për investigimet kriminale si Londra, Nju Jorku dhe Los Angeles.