Tech

BE vendos rregull të ri për karikuesit e telefonave!

Prodhuesit e telefonave do të detyrohen të gjejnë një zgjidhje universale për karikues për telefonat dhe pajisjet e vogla elektronike, në bazë të një rregullore të rë të propozuar nga Komisioni Evropian (KE). Me këtë politikë synohet zvogëlimi i mbeturinave duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re. Të gjithë SmartPhonet e rinj të shitur në BE duhet të kenë karikues USB-C. Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i SmartPhone dhe përdor një karikues të veçantë.

“Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikuesi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, e cila nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën,” tha firma për BBC.

Shumica e telefonave Android tanimë kanë kaluar në përdorimin e kësaj teknologjie.  Modelet e reja të iPad dhe MacBook përdorin porte karikimi USB-C, siç bëjnë modelet e telefonave të nivelit të lartë nga prodhuesit e njohur Android si Samsung dhe Huawei.

Rreth gjysma e karikuesve të shitur me celular në Bashkimin Evropian në vitin 2018 kishin një USB micro-B, ndërsa 29% kishin një USB C dhe 21% Lightning.

Rregullat e propozuara do të zbatohen për:

Smartphone
tableta
kamera
kufje
altoparlantë portativë
tastiera për videogame

Produkte të tjera duke përfshirë kufjet, orët inteligjente nuk u morën parasysh për arsye teknike të lidhura me madhësinë dhe kushtet e përdorimit.