Aktualitet

Beleri u dënua me dy vite burg/ Ministria e Jashtme greke: Vendimi jo në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës! Presim një gjykim të drejtë dhe objektiv në Apel!

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Fredi Belerin.

“Dënimi i sotëm nga gjykatat shqiptare kundër kryebashkiakut të zgjedhur të himarës Fredi Beleri përforcon shqetësimet që u artikuluan më herët në lidhje me objektivitetin e procedurës.

Dhe kjo për arsye të mohimit të prezumimit të pafajësisë dhe deklaratave dhe veprimeve nga jashtë procesit që ishin në favor të ndëshkimit të tij. Si dhe për faktin se dënimi përfundimtar është dukshëm dis-analog në lidhje me përmasat e të të ashtëquajturës shkelje të ligjit.

Afatit të dënimit me qëllim që mos lirohet, pengon kryebashkiakun e zgjedhur të marrë përsipër qoftë edhe sot detyrën e tij dhe mban në bashki kandidatin e mundur me gjithë vendimin gjyqësor kategorik të disa muajve më parë që impononte largimin e menjëhershëm të tij.

Zbatimi selektiv i vendimeve gjygjësore dhe paragjykimi i këtyre vendimeve gjygjësore bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të ndjekë nga afër çështjen dhe synon në një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të procesit gjygjësor”, theksohet në reagim.