Aktualitet

Bilanci i tetorit/ 104 operacione policore, arrestohen 587 persona! Qindra kg drogë të sekuestruara!

Policia e Shtetit publikoi bilancin e aksioneve të muajt Tetor, ku janë ndërmarrë 104 operacione në të gjithë vendin dhe  u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

4 prej tyre operacioneve u zhvilluan si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë. Këto operacione bënë të mundur thotë Policia e Shtetit, arrestimin e  587 personave 56 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 11 në kërkim ndërkombëtar. Edhe gjatë muajit që lamë pas vijoi mega-operacioni mbarëkombëtar i koduar “Tempulli”, ku në qendër të tij është parandalimi shitjes së drogës në afërsi të perimetrit të shkollave.

Janë goditur 26 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga nxënësit dhe të rinjtë, në të gjithë territorin e vendit. Policia vuri në pranga 34 autorët e këtyre rasteve dhe sekuestroi sasitë e kanabisit dhe kokainës që ata kishin ndarë në doza, për t’i shitur. Gjithashtu, në pranga u vunë 9 shtetas që ishin shpallur në kërkim më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në të gjithë vendin është vijuar përballja me evidentin dhe goditjen e personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit ku janë zhvilluar  44 operacione e sekuestruar 557 kilogramë kanabis, më shumë se gjysmë kilogramë kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, fara kanabisi dhe dhjetëra pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

Gjatë muajit Tetor janë parandaluar 3 ngjarje kundër personit dhe përshkallëzimi i 3 konflikteve të çastit. Janë vënë në pranga 233 drejtues mjetesh, nga të cilët 138 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur, dhe 95 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi. Janë pezulluar 533 leje drejtimi, nga të cilat 343 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 90 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 100 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.