Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Bilanci vijon me shifra të larta, 6 humbje jete në 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.
Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.