Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish e quajti paraqitjen e saj në “Met Gala” të ‘çuditshme’, habit reagimi i Cardi B!

Reperja e njohur Cardi B ka reaguar së fundmi ndaj komentit të bërë nga Billie Eilish duke e quajtur atë “të çuditshme” në festën e ‘Met Gala’ të vitit 2022. Cardi bëri një deklaratë në Twitter duke thënë:

Unë e urrej internetin, si mund ta ktheni një nga festat më të ndezura në dramë? E dyta, ‘Ocean Eyes’ është kënga që unë i këndoj vajzës sime. Tre, Billi është si fëmija im. Dje, takimi në festë, gjithçka ishte pa drama. Pse duhet ta ktheni gjithçka në rrëmujë?

Më pas ajo tregoi se nuk ka hatërmbetje midis tyre duke ndarë gjithashtu mesazhet zanore mes saj dhe Eilish që shpjegon keqkuptimin duke thënë se ajo i quajti njerëzit përreth Cardi-t të çuditshëm sepse të gjithë po i afroheshin duke e filmuar me telefon. Reperja mund të dëgjohej duke u përgjigjur duke thënë:

Interneti po përpiqet të na ndajë, ata nuk e kuptojnë se ti je fëmija im.

Rikujtojmë, se së fundmi, reperja e njohur Cardi B ka zbuluar portretin dhe emrin e djalit 7 muajsh të cilin e ka nga lidhja e saj me reperin Offset. Përmes rrjetit social, Instagram Cardi ndau me fansat emrin e vogëlushit, i cili quhet Wave Set Cephus duke publikuar një foto të këndshme të tij. Menjëherë pas publikimit, fansat nisën të komentonin duke vënë në dukje ngjashmërinë me motrën e tij të madhe, Kulture.

Ndërkaq, Billie Eilish nga ana tjetër ka zbuluar se në fëmijëri ajo kishte fiksim Sarah Michelle Gellar në rolin e saj si Buffy Summers në dramën për adoleshentë të viteve ’90, “Buffy The Vampire Slayer”. Gellar, e cila është portretizimi i Summers-it, fitoi pesë çmime për adoleshentët, një çmim Saturn dhe një nominim për çmimin Golden Globe, çuditërisht iu përgjigj Eilish.