Celebrities Fashion Showbiz

Billie Eilish i mahnit të gjithë me zgjedhjen e saj në “Gucci Love Parade”!

Gjatë eventit të zhvilluar së fundmi nga marka e njohur Gucci, të shumtë ishin yjet që pikasën me veshjet e tyre. Nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi Billie Eilish ishte ajo që mori të gjithë vëmendjen e të ftuarve dhe jo vetëm. E mesa duket është stili i saj unik, ai i cili arrin që ta bëjë këngëtaren bukuroshe që të shkëlqejë.

Ajo ishte një  nga të ftuarat speciale që ndoqi shfaqjen e ‘Gucci Love Parade’ në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles. Krijuesja e hitit të njohur ‘Happier Thanh Ever’ kishte zgjedhur që të vishej me një kostum pothuajse oversize ku detaji kryesor ishte dantella dhe ngjyra që mbizotëronte ishte ajo kafe.

Detaji më i veçantë ishin edhe rruazat të cilat, 19-vjeçarja kishte zgjedhur që t’i vendoste në kokën e saj. Artistja gjithashtu pozoi në krahë edhe të shumë bukurosheve të tjera ku ndër to mund të përmendim edhe aktoren e njohur, Dakota Johnson.

Billie gjithashtu pozoi së bashku me një tjetër artiste dhe këngëtare shumë të njohur dhe shumë të dashur për publikun, Miley Cyrus.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja Billie Eilish e ka mbajtur fjalën! Me look-un e saj bazuar edhe tek Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ ajo interpretoi dhe këndoi si të ishte vërtetë Sally. Ky ishte një nga eventet që u risoll pas tre viteve. Risia e këtij viti ishte se u zhvillua gjatë dy netëve dhe se u organizua në stadiumin e ri ‘Banc of California’ në Los Angeles.

Pavarësisht se vetë bukuroshja 19-vjeçare, krijuesja e hitit ‘Bad Guy’ performoi për shumë pak minuta, ajo arriti që të merrte vëmendjen e të gjithë fansave që ishin të pranishëm në shfaqje por edhe të të gjithë ndjekësve në rrjetet e ndryshme sociale. Të gjithë nuk ngurruan që të jepnin komentet e tyre dhe që ta përgëzonin Billie-n për këtë super performancë.