Celebrities Live From Tirana

Blogerja Sara Berisha: “Më duket jashtë normales kur shoh goca që veshin streçe me bluze të shkurtër në darkë”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar blogerja e njohur Sara Berisha. Si mendon Sara se duhet ta ndryshojmë stilin e të veshurit duke qenë se koha freskoi pak. Për më shumë ajo shprehet:

Në kohët e vrenjtura nuk duhet të vishemi me ngjyra edhe pse unë sot e kam tepruar pak me fustan portokalli. (qesh) Duhet ta respektojmë pak kodin e veshjes në ditët me shi sepse nuk duhet të dalim me ngjyra shumë të ndezura edhe pse kto trend-et e vjeshtës nuk po i largojnë akoma këto ngjyra. Unë jam e mendimit që paradite mos të vishemi me ngjyra të egzagjeruara ndërsa në dark kur janë ditët me shi apo në dimër mund të guxojmë pak sepse del për një gotë, ndërsa gjatë ditës më duket pak e tepruar. Mesa kam parë edhe në sfilatat që janë bërë, nuk kanë hequr akoma dorë nga ngjyrat e ndezura, nga make up-i me ngjyrë të verdhe, jeshile. Kjo është një gjë e bukur sepse e bën një ‘thyrje’ në ditët me shi. Unë për vete jam gjithmonë për tek ngjyrat bazike, tek ngjyrat e tokës, te kafja, ngjyra nude, e zeza, ngjyra e bardhë tek tuk tek ndonë bluze. E bardha dominon por nuk do e sugjeroja në ditët me shi. Kur shoh ndonjë që vishet me të bardha në ditët me shi, nuk e di domethënë.

Çfarë urren Sara te veshjet e gocave?

Një gjë që nuk më pëlqen është kur veshin streçe me bluze të shkurtra ‘crop-top’ dhe taka për të dalë në darkë. Më duket jashtë normales sepse ka një milion veshje të ndryshme për tu dukur sa më fine. Mund ta veshësh me një xhaketë, me një bluze të gjatë. Pa dashur të paragjykoj, që të veshësh streçe duhet të kesh një trup të mirë, të rregullt. Streçet të tregojnë çdo lloj defekti dhe mendoj që duhet ta mbulojmë këtë gjë jo ta vëmë në pah. Kam vënë re që në Tiranë gocat vishen gjithmonë mirë. Unë mendoj që më mirë është të dish se të kesh. Nuk është e thënë t’i kesh firma rrobat që të dukesh bukur. Mund t’i blesh edhe tek të përdorurat, mjafton t’i kombinosh mirë.