Showbiz

Bojken Lako feston 25 vite karrierë, shumë shpejt me koncertin recital që premtoi

Këngëtari dhe kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar Bojken Lako feston 25 vite të karrierës së tij dhe ka vendosur ta festojë në mënyrën më të veçantë duke organizuar një koncert recital.

Ky event do të zhvillohet në sallën e madhe të Akademisë së Arteve dhe Boku më në fund ka zbuluar datat që i përkasin 6 dhe 7 dhjetorit.

I ftuar muaj më parë ekskluzivisht për #thuajemepepsi në Top Albania Radio, Bojken Lako njoftoi se ky koncert recital është shumë i dashur për të. Gjatë tij do të performohen rreth 17 apo 18 këngë, më të mirat të albumeve të tij ndër vite.

Një pjesë e tyre do të riinçizohen e riorkestrohen nga kompozitori dhe kolegu i tij Alban Laro. Koncerti recital do të quhet thjeshtë ’25’.