Showbiz

Bojken Lako rrëfen për herë të parë se si i mbijetoi varësisë nga droga

Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtari dhe kantautori i njohur, Bojken Lako ndau me publikun një histori shumë personale të tij.

Për herë të parë ai rrëfeu se si u bë i varur nga substancat narkotike kur ishte vetëm 15-vjeç dhe kur jetonte në Amerikë.

Bojken tha se varësia e tij erdhi në periudhën kur ndryshoi sistemi dhe të konsumoje drogë ishte gati një modë, një formë rebelimi por edhe shumë e rrezikshme.

Këngëtari shtoi se me shumë vështirësi arriti ta thyente varësinë e tij në vitin 2004 dhe se që nga ajo kohë nuk ka konsumuar më asnjë lloj droge madje tashmë ka hequr dorë edhe nga alkooli.

Për të nuk ka qenë aspak një betejë e lehtë madje disa nga miqtë e tij nuk ja kanë dalë dot. “Kam që në vitin 2004 që nuk përdor por nuk më besojnë. Ndonjëherë tallem me njerëzit që nuk më besojnë dhe nuk tentoj të vazhdoj bisedën” -tha ai gjatë intervistës.