Celebrities Gossip Showbiz

“Boll se do na ngelesh në derë”, Rezarta Shkurta zbulon ‘merakun’ e mamasë në adoleshencën e saj!

Marrëdhënia e Rezarta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga ana e publikut. Që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën, këngëtarja nuk ndalet se publikuari momente romantike me të.

E pak më parë teksa ka publikuar një foto ku teksa shfaqet veshur shumë elegante së bashku me bashkëshortin e saj krahas ka vendosur një mbishkrim shumë ‘funny’, ku bukuroshja na ka zbuluar merakun e mamasë së saj në adoleshencë.

Në adoleshencë mami më thoshte: Boll u zgjate se do na ngelësh në derë. Maaaamiiii e gjeta 1 e 96. Të dua Ermal Hoxha përgjithmonë 

Para pak muajsh, Rezarta festoi 35- vjetorin e saj dhe me anë të një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo dukej se kaloi një mbrëmje speciale dhe shumë romantike me Ermalin.

Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta prej 5 vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor duke i munguar kështu publikut. “Gjysma ime” është kënga më e fundit nga bukuroshja, e cila për hir të së vërtetës është shumë e ndjerë. Atë këngë, Rezarta ja dedikoi bashkëshortit të saj, i cili asokohe ishte i burgosur dhe dyshja po jetonin marrëdhënien e tyre në distancë.

E duket se pas plot 5 vitesh, Rezarta e cila ka qenë e angazhuar me bizneset e saj private ka vendosur të rikthehet për të fundit herë në muzikë. Së fundmi me anë të një Instastory, ajo paralajmëroi se do të tërhiqet nga muzika, por para se ta bëjë këtë do të publikojë dhe një surprizë të fundit.