Gossip Showbiz

Bora Zemani i jep dritën jeshile Semit dhe Donaldit!

Shumë ditë tashmë që vëmendjen e mediave e ka rrëmbyer treshja Semi-Donaldi-Bora.
Kjo gjë nga ndodhur me hyrjen e Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe gjatë ditëve janë shfaqur shumë të afërt, si me biseda ashtu dhe me prekje e përqafime.

Veprime të tilla nisën dyshime mes tyre mund të jetë duke lindur një romancë, por kjo gjë nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre, por aludime rreth një pëlqimi të tyre, sidomos nga ana e Semit kanë dhe banorët që janë brenda shtëpisë.
Kjo është bërë temë bisede ditën e djeshme, nëse do të krijonit një lidhje me ish partnerin e mikes suaj, Semi është shprehur se kurrsesi nuk do të ndodhte diçka e tillë.

Kujtojmë se Semi dhe Bora Zemani janë mike shumë të mira prej kohësh, dhe Donaldi ka qenë në një marrëdhënie shumë të mirë me moderatoren por para pak muajsh i dhanë fund.

Kështu ajo i hodhi poshtë zërat për një dashuri mes tyre, por sërish mediat kanë folur duke shqetësuar në këtë mënyrë Borën, e cila nuk ka duruar më por ka postuar në InstaStory duke komentuar rreth situatës dhe se nuk dëshiron të përfshihet në skandale të tilla.
Gjatë fjalëve, ajo ka thënë se nuk e mohon faktin se Semi mund të ketë një simpati kundrejt Donaldit dhe se ende kanë respekt për njëri tjetrin.

Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan.