Bota

Borë në majën e Marmolada, njeriu prej bore ‘uron Krishtlindjen’!

Pas rënies së papritur të temperaturave, reshjet e borës kanë mbuluar në gusht majën më të lartë të Dolomiteve, Marmolada në Itali. Carlo Budel, menaxher i strehës “Capanna di Punta Penia”, ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku bora kishte mbuluar viset malore.

Ai madje kishte publikuar një foto të njeriut prej dëbore dhe në të ishte shënuar data 4 gusht 2023. Përmes kësaj fotoje, italiani në formë shakaje uroi edhe “Krishtlindjet”. Në profilin e tij në Instagram por edhe në Facebook, mund të shihen video të shumta ku dokumentohen reshjet e mëdha të borës që kishin mbuluar zonën ku jetonte.

Marmolada është një mal në Italinë verilindore dhe mali më i lartë i Dolomiteve, me lartësi mbi nivelin e detit prej 3,343 metra. Shtrihet midis kufijve të Trentinos dhe Venetos. Këto reshje bore në këto vise malore gjatë gushtit duket se janë të zakonshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carlo Budel (@carlobudel)