Music

“Bosh” e Klodiana Vatës kopja e “Minefields” të John Legend, çfarë fshihet pas kësaj plagjiature?

Folësja në Top Albania Radio njëkohësisht këngëtarja e talentuar Klodiana Vata pak ditë më parë ka lançuar projektin më të ri muzikor, “Bosh”.

Punuar nga Ervin Gonxhi, balada e saj dhe zëri i ëmbël mjaltë kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Por si e ka krijuar Klodiana këtë projekt muzikor? Ja çfarë tregon ajo për TAR:

Kur nuk ke njerëzit e zemrës pranë gjithmonë do të ndihesh bosh. Demo e këngës më ka dhënë këtë ndjesi që në dëgjimin e parë prandaj edhe teksti më ka ardhur natyrshëm dhe e kam realizuar për 15 minuta. Ndërsa këngën e kam regjistruar menjëherë.

Sakaq, publiku menjëherë ka vënë re ngjashmërinë e klipit të “Bosh” me atë të artistëve ndërkombëtarë Faouzia & John Legend, “Minefileds”. Pa qenë nevoja të bëjmë shumë krahasime kuptojmë që dy klipet e këtyre këngëve janë identike dhe kjo jo pa qëllim. Klodiana arriti menjëherë të gjejë frymëzim nga klipi i “Minefields” menjëherë pasi “Bosh” u realizua në studio.

Kur u përfundua kënga atë natë teksa po e dëgjoja mu shfaq klipi i John Legend. E luajta këngën në të njejtën kohë me atë klip dhe pashë që i përshtatej fiks. Ai klip ishte i duhuri për këngën “Bosh”.