Celebrities Gossip Showbiz

Bradley Cooper mes Kanye West dhe Irina Shayk?!

Bradley Cooper është parë rrugëve të Manhattan këtë të premte teksa mbante në krah vajzën e tij, Lea. Kujtojmë se mamaja e Leas është Irina Shayk, modelja ruse, e cila së fundmi, është përfolur për një lidhje me Kanye West.

Irina dhe Bradley nisën të dilnin në vitin 2015, por u ndanë katër vitë më vonë. Edhe pse dyshja nuk është më çift, ata kanë ruajtur miqësinë e tyre, për shkak të vajzës. Ndërkohë, Irina duket se ka kaluar pushime romantike me të dashurin e saj të ri, Kanye.

Kanye dhe Irina njihen që prej vitit 2010 kur ajo luajti ëngjëllin në videon e këngës së tij “Power”. Më pas, në Javën e Modës në Paris në vitin 2012, ajo bëri pasarelë për rreperin dhe koleksionin e modës vjeshtë-dimër. Mediat e huaja raportojnë se ishte Kanye që e nisi këtë miqësi e cila duket se përfundoi në romancë.

Ata kanë dalë për disa muaj, nga e folura te e takuara, e tani në një udhëtim për ditëlindjen e tij. Kanye e adhuron që Irina është shumë e brishtë dhe një njeri që mund të shoqërohesh lehtë.

Kujtojmë, se në media ka dalë edhe mendimi i ish-it të Kanye, Kim Kardashian, lidhur me marrëdhënien e dyshes. Është shkruar se Kim nuk ka interes për lidhjen e çiftit, për aq kohë sa nuk ka ndikim në jetën e fëmijëve të saj.

Duket se jo vetëm Kim, por edhe Bradley është në mes të Kanye dhe Irina. Kjo pasi, edhe pse lidhjet e dy çifteve kanë përfunduar, fëmijët e tyre do t’i mbajnë gjithnjë të lidhur. Bradley nuk ka bërë ende asnjë reagim publik lidhur me dyshen, por me siguri, kjo lidhje do të ndikojë edhe te ai, për aq kohë sa ka efekt tek e bija.