Showbiz

Bushpepa vlerësohet në Eurovizion, Metro: “Shqipëria ishte surpriza e mbrëmjes”

Portali britanik Metro ka vlerësuar performancën e këngës “Mall” të Eugent Bushpepa-s.

Shtetet pjesëmarrëse në festivalin Europian si çdo vit zhvillojnë promovimin e këngëve të tyre në vende të ndryshme të Europës dhe përfaqësuesi ynë ka tërhequr vëmendjen e britanikëve.

Në një artikull ku komentohen të gjitha performancat pas promovimit në Amsterdam, Shqipëria cilësohet si një ndër më të mirat së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Finlandën dhe Australinë.

“Surpriza e mbrëmjes ishte Shqipëria. “Mall” u prit shumë mirë nga publiku dhe është një ndër ato këngë që nuk duhet t’i mungojë finales”,shkruan Metro.

Kujtojmë se Eugent Bushpepa këndon i treti në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovizion, më 8 maj në Lisbonë.