Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri bashkë pas kaq shumë vitesh Dhurata Dorën dhe Sabri Fejzullahun?

Sabri Fejzullahu është një nga këngëtarët më të vjetër dhe legjendarë të Kosovës. Një artist me aq shumë vite në skenë dhe aq i suksesshëm ka qenë një frymëzim për shumë të tjerë dhe gëzon respektin e tyre. Një ndër to duket të jetë dhe këngëtarja Dhurata Dora, e cila duket të ketë qenë fanse e Sabriut që në një moshë shumë të vogël.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo, teksa ka publikuar në një Instastory të sajën dy fotografi, tek njëra duket këngëtarja me Sabriun para shumë vitesh, ku Dhurata ka qenë vetëm një vajzë e vogël. Ndërsa tek fotografia tjetër sërish ata, por është një fotografi e bërë së fundmi. Ky rikujtim duket se e ka emocionuar pafund këngëtaren, e cila e ka publikuar menjëherë në Instagram.

Fotoja e ditës 

Shpresojmë që ky ribashkim mes këngëtarëve të na sjellë dhe ndonjë bashkëpunim mes tyre, pasi do të ishte një këngë dhe një bashkim shumë i veçantë rrymash.

Kujtojmë se, Dhurata Dora ka bërë një arritje shumë të madhe së fundmi nga bashkëpunimi me reperin algjerian Soolking me këngën “Zemër”. Dy vite pas publikimit, kënga ka plot 600 milion klikime dhe YouTube ka nderuar dy artistët me çmimin ‘Gold’. “Zemër”, gjithashtu është një nga këngët më të klikuara shqiptare.