Celebrities Gossip Showbiz

Pas përfundimit të koncerteve, ja në cilin vend të Shqipërisë po shijon pushimet Dhurata Dora!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Dhurata ka performuar në shumë koncerte këtë verë e të fundit kanë qenë në Turqi. Pas përfundimit të koncerteve këtë sezon si shumë artistë të tjerë, Dhurata ka nisur pushimet e me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se ka zgjedhur për të pushuar jugun e Shqipërisë, ku ka postuar disa foto në Vlorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Yll Limani ka ripostuar një Instastory të një fanseje të Dhurata Dorës ku kërkohej një bashkëpunim mes saj dhe Yllit, krahas këngëtari ka shkruar: “Do bënim diçka, po kjo patur plane të tjera’”.

E duket se këtë ‘ankesë’ të Yllit, artistja e ka marrë parasysh dhe e ka ftuar publikisht për një bashkëpunim.