Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri bashkë Tunën me dy këngëtaret e njohura shqiptare?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Teksa para pak ditësh lansoi këngën e saj të parë pas rikthimit, me anë të disa Instastory-ve të fundit bukuroshja ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen. Në disa video të shpërndara në rrjete sociale, Tuna na ka treguar se ndodhet në një destinacion luksoz të bregdetit turk në shoqërinë e dy këngëtareve të tjera shumë të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për Big Mama-n dhe Adelina Tahirin. Nuk dihet nëse tre artistet i bëri së bashku vetëm disa ditë pushime apo bukuroshet i ka bërë bashkë ndonjë projekt muzikor dhe ne urojmë që të jetë kjo e dyta pasi do të ishte një kombinim shumë interesant.

‘Kthehna’ është bashkëpunimi me The Victor, i cili riktheu këngëtaren në tregun muzikor. Deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.