Celebrities Showbiz

Çfarë i ka mbetur Ardit Çunit peng nga ky “BBV” dhe si vazhdon jeta e tij pas përfundimit të kësaj eksperience? Ai vendos të tregojë gjithçka në TAR!

Sot i ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë këngëtari i njohur Ardit Çuni, i cili ka folur jo vetëm për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Borther VIP” por ka zbuluar edhe më shumë detaje në lidhje me projektet e tij muzikore. A të ka mbetur ndonjë peng nga “Big Brother VIP”?

Edhe në jetë unë kam një lloj filozofie. Më ka mbetur peng që u largova nga loja në një pikë kur unë isha vendosur shumë mirë. Por më vjen mirë që më pas arrita që ta shfaq veten në panel. Jam i lumtur më atë që kam bërë dhe në fund fle i qetë.

Do të doje ta kishe fituar apo mendon se do ta kishe fituar “Big Brother VIP”?

Nuk hy në kompeticione për të fituar. Qëlllimi im ishte që të shijoja në çdo detaj dhe në çdo sekondë gjithçka.

Ti ishe edhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ilirit. Si e komenton fitoren e tij?

Mendoj që detyra jonë nuk ishte te fakti i dërgimit të mesazheve por tek influencimi i audiencës që na ndjek. Mendoj që Iliri është personazhi i qytetarisë që nga dita e parë që hyri në “Big Brother”. Ai është lojtari që ka luajtur më shumë dhe më mirë nga të gjithë.

Arditi gjithashtu veçoi edhe një nga finalistet e këtij edicioni, Beniadën të cilët gjithashtu e cilësoi si një lojatre mjaft të mirë. Përpos këtyre Arditi është ndalur më shumë edhe tek sqarimi i pjesës së debatit që ai ka pasur me një nga ish-banoret e këtij edicioni të parë, konkretisht me Fifin. Për të zbuluar më shumë mund të klikoni në këtë link.