Celebrities Showbiz

Pa prisni pak! Ardit Çuni sapo na zbuloi se me cilët nga banorët e “BBV” do të bashkëpunojë dhe mos ndoshta mes tyre përmendi Trixën?!

Sot i ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë këngëtari i njohur Ardit Çuni, i cili ka folur jo vetëm për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Borther VIP” por ka zbuluar edhe më shumë detaje në lidhje me projektet e tij të reja muzikore. A ke kontaktuar me Trixën?

Po, me Trixën kam folur. Me mamanë e saj, Atigonën gjithashtu. Edhe me Albanin jam takuar tek festa që u bë pas “Big Brother”-it. Trixën e kam telefonuar në disa momente për t’i dhënë dashuri dhe respekt sepse i ka munguar këto ditë e pamë edhe publikisht. Folëm edhe tek festa. E kam suportuar dhe do të vazhdoj që ta suportoj. Doli fjala ime që kam thënë në Prime në lidhje me situatën e saj me Donaldin, por nuk doja që të ndodhte në këtë moment. Sigurisht që më vjen keq. Kishte ndjenja të sinqerta dhe ajo është një vajzë shumë e mirë pasi unë e njoh nga jashtë. E kam mbrojtur më shumë se asnjë edhe në momentin e parë të lidhjes së saj brenda shtëpisë kur pati një sërë komentesh.

A mund të kemi një bashkëpunim me Trixën?

Unë jam i hapur për çdo lloj bashkëpunimi. Kam plane me disa nga ish-banorët e “Big Brother”-it.

Me cilët nga banorët konkretisht?

Nuk e di nëse më lejohet që ta them por një tjetër është me Sheilën. Duam që të kemi diçka. Kam folur me Semin, kemi plane por që do të na duhet të shohim se sa do të arrijnë të realizohen.

Meqë ti i ke kënduar dashurisë po projektet e tjera si do të jenë?

Është një miks i mirë që njerëzit të ndihen mirë dhe të jetojnë mirë. Disa do të jenë për dashuri disa jo.