Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Prishet miqësia mes çiftit Beckham dhe Harry-t e Meghan!

Edhe personazhet e famshëm kanë problemet e tyre, edhe ata prishin miqësitë e vjetra. Është fjala për David dhe Victoria Beckham, miq të vjetër të Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti i famshëm akuzohet për rrjedhje të informacioneve rreth Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Një burim është shprehur se tani miqësia e tyre ka marrë fund. Burimi, i cili ka folur për “Mail” të dielën, ka thënë se David është “absolutisht i tërbuar” pasi akuzat dyshohet se janë bërë gjatë një telefonate të tensionuar mes tyre.

“Çdo ringrohje e marrëdhënieve tani është kaq e pamundur”, tha burimi.

Ndërkohë kujtojmë se Beckhams ishin të ftuar në dasmën e çiftit mbretëror në vitin 2018 dhe ishin “shumë mbështetës” për mbërritjen e Meghan në Mbretërinë e Bashkuar, tha burimi. Në vazhdën e grindjes së tyre, Meghan duket se ka zëvendësuar një Victoria me një tjetër: Victoria Jackson, një manjate kozmetike dhe fqinje e çiftit në Montecito, Kaliforni.

“Victoria [Jackson] është një forcë e fuqishme. Ajo është dikush që ka ndërtuar një biznes, por gjithashtu ka kapërcyer vështirësitë në jetën e saj private”, tha një burim i dytë për gazetën. “Ajo dhe Megan janë të lidhur në shumë nivele. Ata janë jashtëzakonisht të afërt, e adhurojnë njëri-tjetrin”.