Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndryshimi po e tundon Elitën të bëjë te vetja e saj?

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E shpesh Elita bën ‘biseda online’ me ndjekësit në Instagram ku së fundmi ka zbuluar shumëçka si në marrëdhënien e saj me Gjikon ashtu si edhe te ndryshimet që do të bëjë te vetja. Teksa është pyetur se përse nuk i lyen flokët e saj të kuqe, ajo ka treguar se i pëlqen shumë, por nuk zgjedh t’i bëjë pasi është shumë e vështirë t’i mirëmbajë dhe mund t’i dëmtojnë flokun.

Dua shumë një herë në jetë t’i bëj flokët e kuqe, po shumë tutna si më rrinë dhe nëse më shkojnë duhet me i majt  

Para pak ditësh, bukuroshja u bë pjesë e programit “Për’Puthen”, por jo si konkurrente normalisht, por si opinioniste në ‘prime-n’ e së shtunës, ku analistët ndërrohen thuajse çdo javë. Me anë të një postimi në Instastory, ku Olsa shfaqjt me prezantuesen na zbuloi0 se ajo do të jetë pjesë e spektaklit. Sipas autores, kjo erdhi pas “javësh komunikim me Elitën”.

Mirëpo, një diçka tjetër ka zbuluar vetë Elita, e cila  ka treguar se kur do t’i kthehet televizionit.

Elita shpesh publikon momente të përditshmërisë së saj dhe kështu ka bërë dhe së fundmi. Me anë të një postimi në Instagram, prezantuesja ka treguar se së fundmi ka qenë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’ gjatë pushimeve të saj familjare në Turqi.

Mirëpo, mesa duket çmimet e restorantit i janë dukur shumë të shtrenjta Elitës dhe ka vendosur ta ironizojë këtë në rrjete sociale. Teksa ka publikuar faturën në Instagram, ajo është shprehur gjithashtu se hamburgerët e Prishtinës janë më të mirë.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.