Gossip Showbiz

‘Duaje veten ashtu siç je’/Miss Nepali bie ndesh me mesazhet e saj dhe nis palestrën për të humbur peshë!

Ajo ishte zgjedhur si vajza më e bukur në Nepal, ndërsa mesazhi i saj ishte ta duash veten ashtu siç je. Miss Universe Nepali është 22-vjeçarja Jane Dipika Garrett, e cila përfaqësoi vendin e saj në konkursin botëror në El Salvador. Me fitoren, bukuroshja hyri në histori si gruaja e parë ‘plus-size’ që fitoi titullin prestigjioz ‘Miss’ dhe është vajza e parë plus-size që konkurroi në një konkurs botëror të bukurisë.

E reja, e cila donte të bëhej Miss Universe e parë mbipeshë, ishte ndër 20 finalistët e fundit të edicionit të 72-të, që u zhvillua vjeshtën e kaluar në El Salvador. Në fushatën e saj reklamuese, Jane vendosi të ndryshojë stereotipet e bukurisë dhe të provojë se gratë janë të bukura pavarësisht nga numri i kilogramëve:

Si një femër e kolme që nuk i përshtatet modeleve të pranuara të bukurisë, unë jam këtu për të përfaqësuar të gjitha gratë. Nuk ka vetëm një lloj bukurie!

Pas pjesëmarrjes në Miss Universe, Jane u bë jashtëzakonisht e njohur dhe u ftua në një sërë programesh televizive, dha intervista dhe nënshkroi disa kontrata reklamash. Ndërkohë, Jane rrëfeu se vuan nga sindroma e vezores policistike ose PCOS. Ajo pohoi se kishte shtuar shumë në peshë për shkak të problemeve hormonale, të cilat i kishin ndikuar në shëndetin mendor dhe vetëbesimin, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet negative e dashakeqe për peshën e saj. Tani, prej gati një muaji ka nisur palestrën dhe po ndjek një dietë të përcaktuar nga specialist, ndërsa e ndan edhe me ndjekësit transformimin që po pëson.

Para se të aplikonte në konkurs, ishte demotivuar nga pamja e jashtme dhe iu desh shumë kohë që ta pranonte veten ashtu siç është. Jane ka treguar se ka sindromën e vezores policistike dhe gjatë pandemisë ka luftuar edhe kundër depresionit.

Konsumoja ushqim jo të shëndetshëm, madje pija duhan. Megjithatë, papritmas pata një dëshirë të madhe për të ndryshuar, kështu që iu dorëzova rutinave të kujdesit për veten.