Showbiz

Channing Tatum dhe Jessie J rikthehen së bashku pas vetëm 2 muajsh ndarje

Duket se ata nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit pasi Channing Tatum dhe Jessie J janë zyrtarisht të lidhur.

Këtë e ka konfirmuar një burim pranë dyshes së famshme që zbuloi për “E! News” se ata vendosën t’i japin fund rreth më pak se 2 muaj më parë por kuptuar se janë ende të dashuruar.

Edhe pse momentalisht nuk ka asnjë foto të re të artistëve ku shfaqen krah për krah njëri-tjetrit, fansat e tyre janë të ngazëllyer për këtë lajm.