Showbiz

Chris Hemsworth ka një falenderim për Will Smith

Aktori i famshëm hollivudian Chris Hemsworth së fundmi ka dhënë një intervistë për “The Tonight Show” me Jimmy Fallon ku ka folur për fillimet e karrierës së tij.

Pa ngurruar, 35-vjeçari australian u shpreh se po të mos ishte për Will Smith ai kurrë nuk do të ishte bërë një aktor.

“Isha 14-vjeç kur pashë për herë të parë “Men in Black” me Will Smith, aktorin më të madh në industri. E kam admiruar gjithmonë dhe u frymëzova nga ai për të bërë realitet ëndrrat e mia dhe ja ku jam tani” ,-tha Hemsworth.

Aktori shpjegoi se idhullin e tij ai e ka takuar vetëm 1 herë në një event të MTV për një moment fare të shkurtër.