Celebrities Live From Tirana Showbiz

Cilët janë personazhet VIP më të spikatur të kësaj jave në “Social Top 5”?!

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Beatrix Ramosaj po përflitet kudo nëpër portale për një bashkëpunim të mundshëm me Dafina Zeqirin, por që na duhet të presim edhe pak për të zbuluar më shumë. Trixa ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë.

4. Në vend të katërt në “Social Top 5” këtë javë renditet Zaimin Vasjari. Bukuroshja pak ditë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vogëlushin Kamar. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës.

3. Bukuroshja Beniada Nishani mbetet një nga personazhet më pozitivë të showbizit tonë. Tashmë ajo ka filluar jetën e saj të re në Tiranë. Profili i Beniadës është rritur me 3 mijë ndjekës.

2. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu, është protagonistja në klipin e ri të Ardian Bujupit që do të publikohet së shpejti. Megjithatë, disa foto në rrjet po shtojnë zërat se ata mund të kenë diçka më shumë se miqësi. Këtë javë ajo ka fituar 3 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë për këtë javë renditet Era Istrefi me 100 mijë ndjekës më shumë. Më në fund ajo po rikthehet me projekte të reja muzikore dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Personazhet e huaj:

5. Kylie Jenner, më e vogla e klanit Kardashian-Jenner, ka shtuar 300 mijë ndjekës këtë javë. Së fundmi ajo është bërë nënë për herë të dytë me vogëlushin Wolf. Emër të cilin ajo dhe partneri i saj, Travis Scott kanë vendosur që t’ja ndryshojnë tashmë.

4. Artisti italian Fedez ka shtuar 600 mijë ndjekës. Vetëm një ditë më parë ai iu nënshtrua një operacioni delikat, pak pasi zbuloi se vuante nga një sëmundje dhe tani çdo gjë ka mbaruar me sukses.

3. Rihanna vazhdon të duket plot stil në çdo dalje të saj publike. Ditët e fundit ajo ka shtuar zërat tek fansat se mund të jetë fejuar, thashetheme të cilat ajo sapo i ka mohuar. Këtë javë ka fituar 1 milion ndjekës në Instagram.

2. Në vend të dytë kemi artisten e talentuar Dua Lipa. Ajo ka fituar 1.2 milion fansa në rrjetin e saj social Instagram.

1. “Social Top 5” këtë javë e kryeson Harry Styles me 2.2 milion ndjekës më shumë. Së shpejti ai do të sjellë në treg albumin e tij të ri.