Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Cilët janë të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP 3?!

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë alenacat e para por kanë arritur edhe të kenë atë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Mbrëmjen e kaluar kanë nisur edhe nominimet e para.

Debati mes Rozës dhe Merit që nisi për shuplakën gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother detyori Vëllain e Madh të merrte një vendim lidhur me situatën e krijuar dhe në zarfin e kuq të ardhur në studio për Merin ishte shkruar se:

Pasi ka parë me vëmendje situatën mes Merit dhe Rozës, Vëllai i Madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit!

Banorët që do t’i bashkohen Merit për të shkuar të martën në televotim janë: Gazi, Alfio, Gabriele, Heidi. Vendimi u mor nga vetë ata, të cilët dhanë edhe arsyet pse e nominonin njëri-tjetrin.

Nominimet:

Vesa: Gazi, sepse është i fortë dhe nuk del. Gabriele. Le të jetë një motiv që të jetë më aktiv.

Gazi: Ervini dhe Alfio. Nuk kam ndonjë ldihje më të fortë me ta.

Gabriele: Alfio dhe Heidi. Nuk kam pasur komunikim.

Ervini: I pari është Gazi, sepse nuk kam komunikim, nuk kam shoqëri. E dyta, le të them Heidi. Edhe me atë nuk kam shumë afrimitet.

Alfio: Gabriele, sepse nuk kemi pasur mundësi të njohim njëri-tjetrin. Gazi, sepse është shumë argëtues, por e zgjedh sepse ndonjëherë bëhet dhe pak i mërzitshëm.

Heidi: Gazin, sepse nuk më pëlqen qëndrimi që ka. Vesën, sepse flas më pak nga të gjithë. Kam pak fare raport.