Showbiz

Cili është frymëzimi i përjetshëm i Arilenës?!

Arilena Ara dalëngadalë po shndërrohet në divën e muzikës shqiptare.

Pas suksesit që pati si trajnere për herë të parë në një spektakël si “The Voice Kids”, së fundmi, falë fitores në festivalin e RTSH ajo do të na përfaqësojë në Eurovizion me këngën “Shaj”.

Teksa përgatitet për festivalin Europian, Arinela e ndan kohën e saj mes Shqipërisë dhe Amerikës. Gjatë ditëve të saj në Los Angeles ajo na treguar edhe se cili është artisti që e ka frymëzuar dhe do ta frymëzojë gjithmonë në muzikë.

Bëhet fjalë për mbretin e muzikës pop, të ndjerin Michael Jackson i cili është idhulli i këngëtares. Arilena ka postuar një foto ku qëndron e ulur pranë yllit të Jackson në Bulevardin e Famës.

“Përgjithmonë frymëzimi im” -shkruan Arilena në përshkrimin e fotos bardhë e zi. Le të kujtojmë edhe një herë performancën emocionuese që ajo dhuroi në The Voice Kids, ku së bashku me konkurrentët e saj performoi “Earth Song” nga Michael Jackson.