Celebrities Showbiz

“Dashuria nuk shihet dot pa sigurinë”, Grida Duma analizon lojën e Donaldit dhe Ilirit!

Mbrëmjen e kaluar në studion e “Open” me Eni Vasilin është diskutuar pikërisht për fenomenin “Big Brother Vip”. Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.

I ftuar në “Open” në Top Channel, ka qenë dhe Ilir Shaqiri ka folur për fitoren e tij. Pjesë e panelit ka qenë dhe Grida Duma, e cila në një analizë për emisionin ka shprehur dhe mendimin e saj se çfarë e favorizoi Ilirin apo çfarë e penalizoi Donaldin nga ana tjetër. Ajo u shpreh se:

Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt.

Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.

Beniada ishte e para që u eliminua, pasi më herët kishte marrë një suprizë nga familjaët e saj dhe nga këngëtari i preferuar, Sinan Hoxha. Einxheli dhuroi emocione nga takimi me babanë e saj në dhomën e surprizave dhe më pas u eliminua. Gara vazhdoi në fund mes aktorit Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. Fillimisht, balerini shkoi në Teatrin e Operas dhe Baletit ku kërceu me nënën, i shoqëruar nga sopranoja Inva Mula. Ndërsa aktori shkoi drejt Pallatit të Kongreseve, ku po ashtu takoi nënën dhe së bashku dëgjuan këngëtarin Alban Skënderaj.