Celebrities Showbiz

Ilir Shaqiri flet për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” si fitues!

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.

Mbrëmjen e kaluar Iliri ishte i ftuar në “Open” në Top Channel, ku ka folur për fitoren e tij. Ai u shpreh se:

Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime. Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet.

Rikujtojmë se, pëpros lajmeve në vendin tonë, fitorja e Ilirit është pasqyruar edhe në mediat italiane ku shumë prej tyre e kanë përmendur atë si ish-balerinin e “Amici” që arriti të triumfonte në edicionin e “Big Brother VIP” në Shqipëri. Ja disa prej mediave kryesore të cilat kanë shkruar për fitoren e çmimit të madh të “Big Brother VIP” nga balerini Ilir Shaqiri.