Showbiz

David Guetta konfirmon bashkëpunimin me Rita Orën

Mesa duket një bashkëpunim i papritur mes David Guettas dhe Rita Orës do të vijë së shpejti dhe këtë të gjithë e presin me padurim.

Teksa ka dhënë një intervistë për “Capital FM Jingle Bell Ball”, Dj 50-vjeçar me origjinë franceze u shpreh se Rita Ora është një ndër artistet më të mira që ka industria e muzikës.

Guetta rrëfeu se u ritakua me Orën pas shumë vitesh në “Jignle Ball” dhe menduan se do të ishte shumë mirë të bashkonin forcat për një projekt muzikor që mund të shndërrohet në hit.

Ai nuk dha detaje rreth prurjes së re, zhanerit të muzikës apo titullit por premtoi se askush nuk do të mbetet i zhgënjyer.