Showbiz

Demi Lovato drejt altarit, këngëtarja fejohet me të dashurin e saj

Edhe pse Demi Lovato është njohur me aktorin Max Ehrich në muajin mars duket se ka gjetur shpirtin binjak.

Pak orë më parë ajo ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është fejuar dhe se së shpejti do të ecë drejt altarit.

Max Ehrich i ka propozuar për martesë këngëtares 27-vjeçare dhe tashmë ata janë gati për një kapitull të ri në jetën e tyre. Demi sigurisht nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

“Nuk kam ndjerë ndonjëherë dashuri pa kushte nga dikush tjetër përveç prindërve të mi. Ti nuk më bën kurrë presion që të jem dikush tjetër veç vetëvetes. Jam e nderuar të pranoj dorën tënde në martesë” -shkroi ajo në përshkrimin e disa fotove të ëmbla me partnerin të postuara në Instagram.