Showbiz

Demi Lovato frymëzon vajzat ta duan veten ashtu siç janë, pa make-up

Këngëtarja e famshme Demi Lovato e cila pak javë më parë pati nderin të këndojë himnin e Shteteve të Bashkuara në “Super Bowl” duket se së fundmi ka marrë përsipër dhe detyrën e influencueses.

Bukuroshja ka vendosur që të mos t’i editojë më fotot e saj në rrjetet sociale duke u shfaqur krejtësisht ashtu siç është me të bukurat dhe difektet e saj.

27-vjeçarja së fundmi ka postuar disa foto ku tregon peshën e saj të vërtetë trupore, format e rrumbullakosura, strijat dhe celulitin.

Në postimin e fundit këngëtarja shfaqet për herë të parë pas një kohe të gjatë pa make-up. “Pasi kam postuar kaq shumë foto me një pamje për mbrëmje gala me flokë perfektë dhe grim të rënduar, vendosa ta shfaq veten ashtu siç jam në të vërtetë” -shkroi ajo në një postim në Instagram.

Demi shtoi se i dashuron qukat e saj, imperfeksionet dhe është krenare që më në fund e ka pranuar veten ashtu siç është.