Showbiz

Demi Lovato fshin profilin në Twitter pasi kritikohet ashpër nga fansat

Këngëtarja e famshme Demi Lovato që prej ditës së djeshme nuk ka më një llogari të sajën në rrjetin social Twitter.

26-vjeçarja e mbylli këtë rrjet social pasi mori kritika të ashpra nga fansat dhe kolegët e saj pasi qeshi me një meme të reperit 21 Savage.

Ky i fundit po deportohet nga Shtetet e Bashkuara në Angli pasi i ka përfunduar lejeqëndrimi në Amerikë, madje e ka tejkaluar atë. Ky lajm i trishtë ka marrë dhenë në media dhe të gjithë po përpiqen ta ndihmojnë reperin me procedurat e qëndrimit.

Ka patur edhe nga ata që menjëherë e kanë vënë në lojë duke krijuar meme ndërkohë që Demi ka qenë një ndër të parat që ka qeshur me to.

“Deri tani memet për 21 Savage janë pjesa më e bukur e Super Bowl” ,-shkroi ajo duke marrë qindra përgjigje nga fansat e irrituar.

“Askush nuk qeshi me ty kur ishte në rehabilitim dhe kishe nevojë për lutje, si mund të tregohesh kaq hipokrite” ,-ishte një ndër komentet e shumta që vërshuan në statusin e saj.