Showbiz

Demi Lovato konfirmon lidhjen me modelin e njohur

Demi Lovato ka kaluar një vit të vështirë që pas mbidozës që kaloi në vitin 2018.

Këngëtarja nuk ka qenë aktive në muzikë edhe pse i ka premtuar fansave projekte të reja muzikore. Megjithatë, Demi është përqendruar totalisht tek jeta e saj private dhe këtë e kemi kuptuar nga fotot e postuara së fundmi.

Prej pak kohësh përflitet se 27-vjeçarja është në një lidhje me modelin Austin Wilson. Dyshja janë parë shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nuk mund të quhet lidhje nëse nuk konfirmohet nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetet sociale dhe pikërisht këtë gjë ka bërë Lovato.

Ajo ka postuar një foto me të dashurin e saj të ri teksa ky i fundit i dhuron një puthje në faqe.