Aktualitet

Demokratët i vunë afat për sot, Basha nuk jep shenja dorëheqjeje!

Lulzim Basha ripërsëriti gatishmërinë për të zgjidhur krizën në Partinë Demokratike me çdo alternativë, por nuk dha asnjë afat se kur mund të vijë dorëheqja që demokratët presin. Në dalje nga Selia Blu, bëri një koment të shkurtër.

Mbetem në dispozicion për gjithçka, për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike!

Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nxitur zërat kundër Bashës brenda PD-së.

Deputeti Arbi Agalliu tha jashtë Kuvendit se “nëse nuk ka një reflektim nga ana e Bashës brenda afatit të caktuar, atëherë grupi parlamentar do të marrë masat e duhura sipas rregullores së partisë”.

Grupi parlamentar i PD-së, nuk ka marrë asnjë vendim. Eshtë proces në zhvillim, kemi kërkuar reflektim. Basha ka vendosur të gjitha alternativat në tryezë, edhe atë të dorëheqjes. Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores.

Edhe deputeti Ervin Salianji shprehu bindjen se Basha do të dorëhiqet. Ndërkohë, Grida Duma deklaroi dje se “Basha ka afat deri ditën e sotme për të dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i partisë”.