Auto & Moto

Dënohet me burg ish-shefi i Audi-t, zbulohet arsyeja!

Ish-shefi i Audi-t Rupert Stadler është dënuar së fundmi me një vit e 9 muaj burg me kusht për skandalin e emetimeve të Volkswagen. Sipas Gjykatës Penale në Mynih, Stadler u shpall fajtor për mashtrimin në çmimin e emetimeve me arsyetimin se ai nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar shitjen e modeleve me naftë në fjalë.

Rikujtojmë se grupi Volkswagen, i cili përbëhet nga 10 marka, përfshirë Audi, u akuzua për manipulimin dhe mashtrimin e testeve të emetimit tek motorët e automjeteve me naftë. Sipas prokurorëve, Stadler ishte në dijeni të manipulimit në vitin 2016, por nuk ndërhyri dhe lejoi shitjen e këtyre automjeteve me naftë deri në vitin 2018.