Bota Botë e Çuditshme

Dënohet për herë të tretë hajduti serial i vezëve!

Një koleksionist vezësh i është shmangur dënimit me burg pasi vodhi pothuajse 3000 vezë zogjsh të egër nga foletë e tyre. Daniel Lingham nga Norfolk u dënua me 12 javë burg, dënim i pezulluar me 12 muaj dënim me kusht. Ai u kap pas një bastisje në shtëpinë e tij më 25 korrik të vitit të kaluar ku u zbuluan 2,995 vezë zogjsh të egër. Disa prej vezëve ishin të fshehura pas një paneli banje dhe të tjera ishin grumbulluar në dhomën e tij të gjumit. Ai më parë u deklarua fajtor për pesë vepra në Gjykatën e Magjistraturës Norwich më 20 shkurt.

Lingham u urdhërua gjithashtu të përmbushte një kërkesë 12-mujore të trajtimit të shëndetit mendor, duke përfshirë 15 ditë aktivitet rehabilitimi. Atij iu tha gjithashtu të paguante 183£ kompensim për Trustin Britanik për Ornitologjinë, 145£ në shpenzimet gjyqësore dhe një shtesë prej 154£ për viktimën. Ai e mbuloi fytyrën me kapuç teksa po dilte nga ndërtesa e gjykatës dhe për gazetarët tha “No coment”.

Kjo është hera e tretë që Lingham dënohet për vjedhje vezësh. Në vitin 2005 ai u burgos për 10 javë pasi policia gjeti 4000 vezë zogjsh të egër brenda shtëpisë së tij. Në vitin 2018 ai u burgos për 18 javë dhe iu dha një urdhër për sjellje kriminale 10-vjeçare pasi iu gjetën në zotërim më shumë se 5000 vezë.

Veprat për të cilat ai u dënua këtë herë përfshinin shkeljen e urdhrit të sjelljes. Urdhri e ndalon atë të hyjë në rezervatin natyror Holt Lowes, ku ai u kap duke vjedhur vezë në një kamerë kurthi për kafshë të egra, midis 1 shkurtit dhe 1 tetorit, si dhe zona të tjera zogjsh në mbarë vendin, shumë prej të cilave shfaqeshin në etiketat e vezëve të tij të vjedhura.