Horoskopi

‘Destinacioni’ i preferuar i këtyre shenjave të zodiakut është…shtëpia!

Nuk janë njerëz që i sheh shpesh jashtë, kalojnë një kohë të mirë duke gatuar, duke parë filma ose seriale dhe përpiqen të shmangin kontaktin me njerëzit. E kemi fjalën për këto shenja të zodiakut:

Demi

Edhe rruga për në kuzhinë i duket një “shëtitje” duke qenë se e kontrollon shpesh frigoriferin dhe i pëlqen shumë të hajë. Të qëndroj në shtëpi është si një ëndërr e realizuar.

Gaforrja

Mundësia për të qëndruar në shtëpi është një mundësi për të kaluar kohë me familjen, për t’u kujdesur për fëmijët, për partnerin dhe për të gatuar. Ata duan të hanë, të pinë, të flejnë dhe të pushojnë gjatë gjithë kohës edhe kur nuk janë të lodhur.

Akrepi

Je vetëm, nuk sheh njeri, ke qetësinë dhe shikon gjithçka nga larg. Ajo që ata mund të bëjnë “ekstra” është të ftojnë miqtë e tyre që të kalojnë pak kohë së bashku. Atyre iu pëlqen të hanë, të pinë dhe të luajnë ndonjë videolojë.

Bricjapi

I pëlqen të rrijë në shtëpi dhe të kalojë kohë vetëm, sepse përveç pushimit do të gjejë edhe pak kohë për t’iu kushtuar punës. Vetmia e shtëpisë e relakson atë. Nuk është njeriu më i shoqërueshëm. Ai është pak i vetmuar dhe nuk dëshiron shumë të komunikojë me njerëzit.