Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora vjen me një bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të re, e cila titullohet “Pa mu” e Dhurata ka gati këngën e saj të re, i cili do të jetë një bashkëpunim me reperin e huaj Raf Camora. Kënga do të publikohet ditën e sotme në orën 23:59 e këtë Dhurata na e ka treguar me një foto së bashku me reperin.

Yll Limani ka ripostuar një Instastory të një fanseje të Dhurata Dorës ku kërkohej një bashkëpunim mes saj dhe Yllit, krahas këngëtari ka shkruar: “Do bënim diçka, po kjo patur plane të tjera’”.

E duket se këtë ‘ankesë’ të Yllit, artistja e ka marrë parasysh dhe e ka ftuar publikisht për një bashkëpunim.