Showbiz

Diçka po ndodh mes Vildane Zenelit e Getinjos dhe nuk e kemi fjalën për një projekt mediatik…

Ata nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes për karrierën e tyre apo për ndonjë skandal në media por për raportin e çuditshëm dhe shumë dyshues që kanë me njëri-tjetrin. Aktorja dhe modelja Vildane Zeneli dhe reperi Getinjo po shtojnë kuriozitetin e fansave se mes tyre mund të ketë një marrëdhënie më tepër se miqsore. Pak kohë më parë në emisionin e Luanës, “Shiko Kush Luan”, Getinjo gjatë një loje, pohoi se do të dëshironte ta ftonte Vildanen në një takim romantik dhe ky ishte momenti ku nisi gjithçka.

Po të bëni një kërkim në rrjetin social Instagram do të gjeni plot faqe fansash që duan me patjetër të shohin bashkë si një çift i lumtur Vildanen dhe Getinjon. Madje, falë një video-je të postuar nga një fans kuptuam se Vildane Zeneli është mëse dakord për këtë bashkim.

“Do kishim çfarë të flisnim sepse Getinjo është super inteligjent!” -komentoi ajo nën videon ku shfaqet reperi duke shprehur dëshirën për të dalë në një takim me bukuroshen nga Kosova. Po ju si mendoni, a do të kemi një çift të ri në showbiz apo ky është thjesht një flirt në distancë mes Getinjos dhe Vildanes?