Celebrities Gossip Showbiz

“Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti”, Getinjo bën rrëfimin e papritur!

Getinjo padyshim edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale.

Pas një mungese të gjatë,  reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik që nuk ndalon së bëri hite, Getinjo pati një periudhë të gjatë pauze, megjithatë së fundmi ka vendosur të rikthehet.

Por, sërish ai nuk ngurron të tërheqë vëmendje sërish me ato çfarë publikon në rrjete sociale siç ka bërë fundmi. Reperi shpesh është shprehur se nuk ka patur një jetë aspak të lehtë dhe se gjithashtu ka provuar dhe burgun, por me deklaratën e fundit na habiti të gjithëve.

Krahas një fotoje të bërë së fundmi duket se vendi e ka bërë nostalgjik Getinjon, i cili ka shkruar:

Këtu (në Hungari) ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm

Disa javë më parë, reperi publikoi këngën e tij më të re me titull “Real”.  Pas një mungese kaq të gjatë nga reperi, kjo padyshim që është një sukses dhe Geti nuk ka ngurruar ta tregojë. Kënga ka mbi 1 milion klikime në YouTube.