Celebrities Showbiz

Disa persona munguan në festën e ditëlindjes së Big Mama-s, por përse?!

Big Mama u bë pjesë e “Big Brother VIP” me 3 dhjetor, eksperiencë të cilën e shijoi për pak javë, ku për shkak të një debati me Antonela Berishën kërkoi të largohet nga shtëpia. E pas kësaj eksperience, bukuroshja është rikthyer si në ekran si në intervista adhtu edhe në juri ku e shohim çdo të diel në e “E Diell” në rubrikën “Vajzat me kordele”.

Një ditë më parë, Big Mama ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulo. Këngëtarja u ndal për të folur pak më shumë për ditëlindjen që organizoi për 36-vjetorin e saj dhe se kush ishte i ftuar. Big Mama u shpreh se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk erdhën tek festa, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.

Madje ajo u shpreh se të gjithë ishin në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Big Mama tha:

Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën nuk e kam thirrur. Gati të gjithë kanë qenë përveç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën. Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në Instagram, Elhaidi e mori në telefon… Kurse Trixa më tha që do të vijë pastaj edhe ajo kishte punë. Nuk e kuptova… nuk erdhi. Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë, kush të dojë të mos vijë.

Rikujtojmë se, vetëm pak ditë më parë artistja u rikthye me atë që di të bëjë më mirë, muzikën. Big Mama lançoi projektin e saj më të ri muzikor “Merri”. Kënga është krijuar nga Irkenc Hyka dhe e ka rikthyer atë pas dy viteve pauzë.