Celebrities Film & Tv

‘Disney Plus’ ka një lajm të mirë për të gjithë të dashuruarit pas ‘Shang-Chi’!

‘Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings’ pritet që të debutojnë në ‘Disney Plus’ më 12 Nëntor, si pjesë e saj. Pavarësisht se ‘Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings’ është një prodhim i ‘Marvel Studios’ pritet që tani të shkojë në shtëpinë e ‘Disney Plus’.

Drejtori i përgjithshëm i ‘Disney’ Bob Chapek e zbuloi këtë gjatë konferencës së 30-të vjetorit të ‘Goldman Sachs Communacopia’. Ajo datë gjithashtu shënon edhe përvjetorin e dytë të lançimit global të shërbimit të transmetimit, i cili do të njihet si ‘Disney+ Day’ nga sot e tutje.

Ndryshe nga ‘Black Widow’ e ‘Marvel Studios’, e cila u shfaq si në kinema ashtu edhe në ‘Disney Plus’ në të njëjtën kohë, ‘Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings’ u shfaq vetëm në kinema më datë 3 shtator.

Rikjtojmë se pas lançimit të filmit në kinema me 3 shtator, aktori kryesor i filmit Simu Liu gjatë një interviste u shpreh se postimi i tij në rrejtin social Twitter, i bërë që në vitin 2018 mund të ketë qenë një shtysë që ai të bëhej pjesë e kastit të këtij super filmi. Në dhjetor të vitit 2018, Marvel bëri të ditur se kishte punësuar Dave Callaham për të shkruar skenarin për filmin e ri që do të vinte. Aktori Simu me sa duket iu përgjigj lajmit në mënyrën e tij, nëpërmjet Twitter -it, që atëherë kur ai kishte vetëm 500 ndjekës dhe i kërkonte Marvel-it të bëhej pjesë e kastit pasi ishte i interesuar për rolin.

OK @Marvel, do të flasim apo çfarë? #ShangChi 

Interested: Liu seemingly responded to the news in his own way, taking to his Twitter, where he had, 'like 500 followers,' and essentially told Marvel he's interested in the role

Gjatë intervistës aktori u shpreh se e kishte postuar për arsyen e vetme ngaqë ai i donte shumë filmat me superheronj. Ai shtoi gjithashtu se:

Është e mrekullueshme tani që po marr të gjitha meritat në këtë moment, për ta bërë atë të drejtë, por jam i sigurt se ka mijëra tweet-e nëse ktheheni aq larg sa mund të ketë gjëra që unë nuk i kam kuptuar siç duhet ose të parashikoj të ardhmen krejtësisht gabimisht.