Aktualitet

Dita e shtatë e protestës, aktivisti liston kërkesat dhe thotë se qeveria ka afat deri ditën e shtunë

Qytetarët e Tiranës kanë dalë në ditën e 7-të për të protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve. Në protestën e së martës qytetarët kanë prezantuar të gjithë kushtet e tyre për qeverinë shqiptare.

Sipas tyre ulja e çmimit të karburanteve, heqja e përkohshme e taksave dhe ligji për minimumin jetik, janë disa nga kushtet që qeveria shqiptare duhet t’i realizojë brenda ditës së shtunë.

‘Kush abuzon të marrë dënimin e merituar, nuk jemi këtu që kryeministri të krijojë superborde. Vendi jonë i ka ligjet prandaj duhet që ato të funksionojnë,. Vetëm qytetarët të bërë bashkë mund të kthejeni axhendën e tyre që dhe axhenda e zyrave të shtetit të jenë në të njëjtin krahë me to. Ne sot do duhet t’i japim kohë dhe njëri-tjetrit. I japim kohë kryeministrit derti ditën e shtunë’, u shpreh aktivisti Mirgen Qiraxhi.

Ndërkohë që juristi Adriatik Lapaj ka renditur të gjitha kërkesat e qytetarëve.

‘Këto janë kërkesa të cilat janë dakordësuar me grupe të ndryshme të interesit. Janë kërkesa që përfshijnë sa më shumë qytetarë.

Kërkesa numër një është ulja e qëndrueshme e karburanteve me vendet e rajonit.

Masa për uljen e bazës fiaskale dhe përballimin e marzhit të fitimit. Pezullim i taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit.

Zerimi i përkohshëm i taksës së shportës.

Përcaktim i përkohshëm i marzhit të fitimeve në industrinë e hidrokarbureve.

Masa për mirëfunksionimin e tregut.

Pezullim i përkohshëm i koncensionit të markimit,  i koncensionit të pompave, që ndikojnë në rritje e çmimit të naftës.

Mbikëqyrje dhe raportim periodik i AK çdo 3 muaj për të gjithë operatorët ekonomikë.

Rishikimi  i buxhetit të shtetit për vitin 20022, për shkurtimin e buxhetit të luksit.

Krijimin e një kompanie të naftë për konkurrimin në treg në fushën e karburanteve.

Masa mbështetëse dhe funksionimi.

Përcaktimi me ligj i minimumit jetik.

Barazim i pensioneve të pjesshme i minimumi ty jetik.

Zgjerim i kompensimit dhe mbështetjes për fermerët‘, tha Lapaj.