Showbiz

Ditëlindja e Duas, ja dhurata e veçantë e të dashurit të saj

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, festoi 24-vjetorin e saj të lindjes. Ashtu si vitin e kaluar ajo organizoi një festë me familjen dhe miqtë e saj më të ngushtë.

Më i riu në rrethin e saj është i dashuri prej disa javësh Anwar Hadid i cili kishte treguar një kujdes të veçantë në zgjedhjen e dhuratës.

Ai i dhuroi këngëtares një gur të çmuar që quhet “Larimar”. Ky gur mendohet se ka veti shëruese fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.

Guri i veçantë gjendet vetem në Republikën Domenikane dhe ka një vlere të madhe monetare pasi është pjesë e një aktiviteti vullkanik të ndodhur miliona vjet më parë në këtë vend.