Showbiz

Dj Khaled paralajmëron bashkëpunimin me Cardi B

Ata nuk do të ndalojnë kurrë së bëri muzikë të re dhe së fundmi këtë e ka vërtetuar edhe një video.

Pak orë më parë këngëtari dhe producenti i famshëm Dj Khaled ka paralajmëruar bashkëpunimin e tij më të ri me Cardi B.

Vetëm 2 ditë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” ku artistja rrëmbeu kupën për albumin më të mirë rep, konfirmohet ky bashkëpunim i dyshes.

Ishte Khaled ai i cili nëpërmjet një video-je të postuar në Instagram u shpreh se projekti më i ri muzikor i tyre ka përfunduar madje edhe klipi është xhiruar.

Ai nuk ka zbuluar datën e publikimit apo titullin e kësaj prurjeje por theksoi se ajo do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri “Father of Asahd”.