Showbiz

Djali i Fidel Castro kryen vetëvrasje, ja arsyeja

Mediat kubane kanë bërë të ditur lajmin se djali i udhëheqësit politik Fidel Kastro është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

Fidel Castro Diaz-Balart është vetëvrarë në moshën 68-vjeçare pasi prej një kohe të gjatë vuante nga depresioni. Trupi i tij i pajetë është dërguar në morg ku po kryhet edhe autopsia.

Djali i Fidel Casto lindi nga martesa e shkurtër e figurës revolucionare me Mirta Diaz-Balart familja e së cilës është e përfshirë në atë çfarë quhet komuniteti anti-Kastro në Florida.

Kujtojmë se Fidel Castro u nda nga jeta më 26 nëntor 2016 në moshën 90- vjeçare.